Policia bashkiake aksion për largimin e mjeteve të braktisura, bashkia thirrje për pronarët që të marrin masa brenda 30 ditësh

Policia Bashkiake ka nisur heqjen e mjeteve të lëna prej kohësh në rrugë, që zënë hapësira publike dhe kthehen në problem për qytetarët.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, ka bërë thirrje për largimin e mjeteve të braktisura nga hapësirat publike.

“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët. Ata që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit. Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit”, shkruan Sula.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×