Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli, ja sa ditë burg i mbeten për të shlyer

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, më 16 shtator 2025, vendimin përfundimtar për ankimin e të pandehurve Vangjush Dako dhe Adrian Bulku, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Në rastin e Vangjush Dakos, ai ka ende një pjesë të dënimit për të shlyer, e cila është në proces llogaritjeje për t’u ekzekutuar, duke e rikthyer atë në burg. Dako ka shërbyer tashmë 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj arrest shtëpie.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, avokati i Dakos është shprehur se dënimi i klientit të tij mbaron në 27 shtator.

Duke marrë në konsideratë këtë përllogaritje, ish-kryebashkiakut të Durrësit, i mebten edhe 11 ditë për të vuajtur në qeli.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të mos pranonte ankimin e të pandehurve dhe të konfirmonte dënimet e mëparshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×