Lapaj flet për sherrin me Shabanin: U tradhtova! Gjithmonë ka pasur tradhtar, edhe Hamzai me Skënderbeun…

Kryetari i “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj, i ftuar në News24 deklaroi se ai më 11 Maj ka qenë në listë të hapur të koalicionit, edhe pse ishte kryetari i koalicionit.

Lapaj deklaroi se është tradhtuar gjatë zgjedhjeve, duke pasur parasysh Endri Shabanin. Sipas tij, tradhtia ka qenë gjithmonë në historinë e Shqipërisë dhe atë të botës dhe se nuk është diçka e re.

Lapaj foli edhe për rezultatin zgjedhor, duke thënë se 80 mijë shpirtra të lirë u bënë bashkë. Ai deklaroi se “Shqipëria bëhet” lufton kundër sistemit.

Kryetari i “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj: Nuk jetojmë në demokraci reale. Mos të bëjmë sikur, por shoqëria duhet ta shikojë të vërtetën në sy. Ana Dajkon nuk është njeri politik. Ajo është një nënë e nderuar, që po mban një peshë të padrejtë. Sistemi, lëvizjen tonë e ka shpallur armike. Ne do ta zhbëjmë këtë sistem të padrejtë. Lëvizja jonë në parlament do qëndrojë vetëm, se çfarë ndodh në të ardhmen këtë nuk e dimë. Po luftohemi në çdo drejtim. E keni parë si thonë Ana Dajko, tezja e Adriatikut, që as nuk është, e marrin dhe e hedhin shabllon mediat pro sistemit. Ne listat e mbyllura donim t’i digjnim.

Gjithë verës, kam bërë ture dhe takime. Do ecim rrugëve të atdheut. Bëmë bashkë 80 mijë shpirtra të lirë. Kjo ka bërë shumë vetë kundër lëvizjes. Na sulmojnë, sepse sistemi nuk është rehat nga ne. Unë isha kryetar partie e isha në listë të hapur. Ne na tradhtuan, këtë e di gjithë Shqipëria. Kaini tradhtoi Abelin, Hamza tradhtoi Skënderbeun, Jezusin e tradhtoi Juda. Komisionet Hetimore në Shqipëri nuk kanë prodhuar rezultate. Unë nuk kam respekt për qeveri, ku ministrat nuk e dinë se çfarë roli do të mbajnë. Rama do të krijojë idenë e një njeriu fuqiplotë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×