“Integrimi në BE, një nevojë e dyanshme”, Rama në Kolegjin e Europës në Bruzh: Shqipëria është gati, kemi ecur me ritme rekord

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Kolegjin e Evropës në Bruzh, pas takimit mesditën e sotme në Bruksel me Komisioneren e BE për Zgjerim Marta Kos për hapjen e katër kapitujve të negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se Shqipëria në kohën e komunizmit ka qënë si një papafingo e kontinentit, pro sot ajo është më afër Evropës edhe pas çeljes së negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

Ai theksoi se Shqipëria ka ecur përpara duke modernizuar transportin dhe është gjithashtu vendi më i vizituar në rajon me 12 milionë banorë.
Kreu i qeverisë theksoi se integrimi në BE është një nevojë e dyanshme dhe se Shqipëria është më gati se kurrë dhe se Evropa duhet të dëgjojë thirrjen e saj.

“Jam i nderuar që ndodhem këtu.Brez udhëheheqësish dhe diplomatësh kanë ecur nëpër këtyre korridore. Shumica prej jush në të ardhmen mund të beheni edhe komisionere dhe të sillni në vendin tuaj një frymë evropiane si Monet.

“Të dashur miq historia na kujton se në fillimin e saj në diktaturë ka ecur edhe akoma më përpara. Unë jam lindur dhe rritur në një Shqipëri të izoluar, dhe Ecropa për mua nuk ishte një realitet por një mit.  Evropa ishte një hyjnësi që ne e shikonim nëpërmjet televizionit, edhe ne ishin edhe të izoluar edhe ata tanët na thonin se nuk ishim si ata por ishim ndryshe.
Skemat piramidale dhe mijëra të vdekur nga kursimet e çuara dëm ishin një goditje për ne. Në vitin e fundit të komunizmit i thashë se komunizmi ka rënë dhe ai buzëqeshi dhe mu drejtua se komunizmi jo , por liria është vendosur.  Ky është një bekim që ne e kemi edhe në Shqipëri. Ja pse me çdo kusht duhet të qëndrojmë ne nuk hoqëm dorë, dhe ne do të vazhdojmë sepse historia na ka mësuar se kombet e vogla jashtë Evropës shndërrohen në preh.E di që aktualisht bota nuk po kalon edhe një moment të mirë për shkak të luftës globale dhe keqinformimi i cili po e gërryen atë. Kjo është bota në të cilën po jetojmë. Shpëtimi i Evropës është vetëm në zemrën e saj. Një Evropë e paplotë mund të sjell rreziqe. Ne na duhet ky vullnet për të bashkuar Evropën dhe nuk e kuptoj fjalën zgjerim kur bëhet fjala për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Ai është një integrim, jo zgjerim.
Ne ballkani jemi si fetusi i një gruaje shtatzënë. Unë besoj se jemi në një rrugë të drejtë. Tani më lini t ju afroj akoma më parë.30 vite më parë ishte papafingoja e kontinentit, kurse sot ajo ka hapur gati 28 kapituj negociatash dhe është një rekord. Ne kemi rindërtuar gjyqësorin tonë dhe kemi modernizuar transportin dixhitale dhe ditët e fundit Marta Kos ka treguar edhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Shqipëria është një nga vendet më të vizituara në botë dhe rreth 12 milionë vizitorë e kanë vizituar atë. Shqipëria ka numrin më të ulur të vjedhjeve të shtëpive në rajon krahasuar me Britaninë e Madhe. Integrimi në BE, një nevojë e dyanshme.Kemi harmonizuar ekonominë në treg. Kemi ecur me ritme rekord. Evropa ka nevojë për një plan, për një garanci për Ukrainën. BE është një makineri e dijes. Lajmi i mirë është që Shqipëria është gati dhe Evropa duhet ta dëgjojë thirrjen e saj”, tha Rama.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×