“Parlamenti po degradon gjithnjë e më shumë”, Fatmir Mediu: Kemi republikë kryeministrore, kërkon të kontrollojë edhe Kuvendin

Kryetari i Partisë Republikane dhe deputet i zgjedhur, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News24, e cilësoi Republikën e Shqipërisë si kryeministrore, me gjithë pushtetet në dorë të një njeriu të vetëm.

Sipas Mediut, me ndryshimet që bën kryeministri, jo vetëm që bien ndesh me Kushtetutën, por kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin, përfshi edhe opozitën.

Fatmir Mediu: “Një nga shqetësimet më të mëdha të SHBA-së dhe që e ka përcjellë edhe ambadada amerikane në Tiranë janë kartelet e drogës. Shumë shqiptarë janë të përfshirë në trafiqe në Amerikën e Jugut. Kjo i është thënë edhe kreut të SPAK në vizitën e fundit në SHBA.

Ky Parlament po degradon gjithnjë e më shumë. Kjo tashmë është një republikë kryeministrore. Me ndryshimet që bën jo vetëm që bien ndesh me Kushtetutën, por kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin, përfshi edhe opozitën. Konstutimi i komisioneve duhej diskutuar. Ai është deputet i zgjedhur dhe nuk mund të kontrollojë Parlamentin, duhet të jetë e kundërta. Parlamenti nuk është vetëm debat, nuk ka proces ligjbërës më.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×