“Ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur”, Fatos Lubonja: Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë

Në emisionin Log i moderuar nga Endri Xhafo ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili diskutoi për seancat plenare që u zhvilluan ditën e sotme. Lubonja u shpreh  me tone kritike ndaj mënyrës se si po trajtohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, qeveria shqiptare po përdor integrimin si një iluzion për të mashtruar qytetarët dhe për të zbehur arsyet reale të largimit masiv nga vendi. Lubonja theksoi se Europa është vetë në një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

“Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarte evropiane.Të kemi një shtet të së drejtës dhe të kemi një drejtësi të pavarur. Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë. Kjo është një mashtrim i Edi Ramës që ne mos të ikim nga vendi”, tha Luboonja

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×