Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, u mblodh sot në selinë e Qendrës Sinodike në Kryepiskopatën e Tiranës, ku zhvilloi një seancë për përzgjedhjen e udhëheqësve të rinj shpirtërorë të dy Mitropolive.

Pas një procesi unanim votimi, Sinodi zgjodhi si Mitropolit të ri të Gjirokastrës Hirësinë e  Tij, Nathanaili, i cili deri tani ka shërbyer si Mitropolit i Amantias. Ceremonia e fronëzimit të tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.

Ndërkohë, Mitropoliti i ri i Korçës u zgjodh po ashtu me vota të plota Hirësia e Tij, Anastasi, deri më tani Episkop i Krujës. Mësohet se fronëzimi i tij do të mbahet më 27 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×