Në emisionin Log i moderuar nga Endri Xhafo ishte i ftuar analisti Mentor Kikia, i cili diskutoi për seancat parlamentare të cilat u zhvilluan ditën e sotme.
Ai tha se integrimi nuk integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike.
Kikia shtoi më tej se qytetarët përpara se të jenë qytetarë evropianë, duhet të jetojnë në kushte si evropianët.
“Integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike. Kështu që parimisht Shqipëria integrohet se të gjithë këto perimetra mund të realizohen dhe se fundi i lumtur nuk është integrimi në BE që ne ti relizojmë ato standarte. Dhe përpara se të jemi qytetarë evropianë, por qytetarë që të jetojmë në kushte si evropianët.Nëse BE do të vazhdojë me këtë qasje optimiste , dhe të pranojë Shqipërinë me këto probleme që ndodhet atëherë po realizohet një strategji politike, por nuk do ti shërbejë qyetarëve Sepse ne nuk na intereson nëse nuk arrihen qëlimet tona”, tha Kikia
© BalkanWeb