Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

Opozita ka kërkuar zhvillimin e një debati pa kufizim kohor në Kuvend, lidhur me programin e ri qeverisës.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi theksoi se prezantimi i qeverisë është një moment i rëndësishëm për vendin.

Ai kërkoi që çdo deputet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij pa pengesa procedurale. Sipas opozitës, debati duhet të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës. Kërkesa pritet të shqyrtohet për miratim nga Konferenca e Kryetarëve.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×