Në prag të Ditës të Kushtetutës së SHBA! Ambasada amerikane diskutim me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Në prag të Ditës së Kushtetutës së SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një diskutim me gazetarë shqiptarë dhe reporteren amerikane Lori Geary.

Tema kryesore ishte e drejta e lirisë së shprehjes dhe rëndësia e një shtypi të lirë, si pjesë thelbësore e Amendamentit të Parë të Kushtetutës. Geary theksoi rolin kyç të medias si “sytë dhe veshët e popullit”. Aktiviteti synoi të nxisë ndërgjegjësimin për liritë kushtetuese dhe përgjegjësinë qytetare.

Postimi i ambasadës amerikane:

Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×