Më 22 shtator do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, ku do të diskutohet në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve.
Kujtojmë se 3 nënkryetarët janë; Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Mësohet e data e Këshillit Bashkiak të Vlorës u caktua në mbledhjen e sotme të kryesisë së këshillit bashkiak.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator.
© BalkanWeb