“Një tentativë censure”/ Kufizimi i mediave në parlament, Agron Shehaj: Goditje ndaj transparencës dhe lirisë së informacionit

Kryetari i partisë “Mundësia”  Agron Shehaj ka reaguar ashpër  në rrjetin e tij social instagram ndaj planit të  kryeministrit Edi Ramës për të kufizuar aksesin e mediave në Parlament, duke e quajtur këtë një tentativë censure dhe një sulm të hapur ndaj demokracisë.

Sipas tij , deputetët dhe ministrat duhet të shërbejnë para qytetarëve dhe të japin llogari publikut, dhe jo të fshihen pas një perdeje  mediatike. Heqja e kamerave dhe kufizimi i mundësive për gazetarët, thotë ai, është një goditje ndaj transparencës dhe lirisë së informacionit.

Ai theksoi se ky veprim synon të kthejë Kuvendin në një teatër propagandistik ku qytetarët nuk shikojnë asgjë nga e vërteta.

Postimi i Agron Shehaj:

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×