Një Botëror pa Kombëtaren iberike? Spanja merr në konsideratë tërheqjen nga Kupa e Botës, arsyeja

Askush nuk e kishte imagjinuar një Kupë Bote pa Spanjën, por ja që mund të ndodhë nëse Izraeli merr pjesë.

Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet zëdhënësja e Grupit Socialist në Kongres, Patxi López, e cila deklaroi se bojkotimi i Botërorit 2026 do të merret në konsideratë, nëqoftëse Izraeli shkon në fazën e grupeve.

Qëndrimi i qeverisë spanjolle vjen mes debatit të vazhdueshëm në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit në garat ndërkombëtare sportive, një debat që është rishfaqur fuqishëm në Spanjë ditët e fundit.

Gjatë një konference për shtyp në Kongres, López u kërkoi organizatave sportive të përjashtojnë Izraelin nga garat, ngjashëm me atë që u bë me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×