Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj kufizimeve të fundit që, sipas tij, po u vendosen gazetarëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
“Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zë e vend brenda sallës parlamentare. Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët,”shkruan Balliu në reagimin e tij.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur disa gazetarë dhe organizata mediatike kanë ngritur shqetësime për kufizime në qasjen ndaj punimeve të Kuvendit dhe mungesën e transparencës në procesin legjislativ.
© BalkanWeb