Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i bën apel qytetarëve që të kenë kujdes ndaj një mesazhi që po qarkullon “smishing” i cili synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas AKSK-së mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online.
AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK bëri të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare; mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare; njoftoni menjëherë.
© BalkanWeb