Maldini Kacurri ka kaluar nga Arsenali te Morecambe, në formë huazimi. Lajmi për afrimin e mbrojtësit kuqezi është bërë i ditur nga klubi i ligës së pestë angleze, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Është shumë mirë që Maldini ka vendosur të bashkohet me ne në formë huazimi. Falënderojmë Arsenalin për bashkëpunimin e tyre dhe për vendimin se Morecambe ishte vendi i duhur për Maldinin.
Ne mendojmë se ai do të ketë një ndikim të menjëhershëm në lojën tonë.
Maldini është dikush që mund të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin e një sulmi, ndërkohë që është i fortë edhe në mbrojtje”, tha trajneri Ashvir Johal.
Kujtojmë se Kacurri debutoi si titullar me Kombëtaren në miqësoren ndaj Gjibraltarit.
Exciting youngster Maldini Kacurri is next to sign with the Shrimps on loan from Arsenal.
The defender started his youth career at Fulham, before making the move to Arsenal in 2022 and became a regular feature of their Premier League 2 side.#UTS 🦐
— Morecambe FC (@MorecambeFC) September 17, 2025
© BalkanWeb