“Sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja”- Vajza e Bujar Nishanit kthehet pas në vite dhe publikon foton e rrallë krah babait të saj

vajza-e-nishanit1

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, ka publikuar një fotografi të rrallë me të atin.

Në “Instagram”, ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ndërsa Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

vajza e nishanit

Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×