“70% e studentëve tanë, në marrëdhënie pune”, dekani i Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit te “Luarasi”, Hoxhalli: Paga deri në 5 mijë euro për TIK

Në një intervistë për emisionin “Koha për t’u zgjuar”, profesori Gentian Hoxhalli, dekan i Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin “Luarasi”, foli për sukseset dhe perspektivën e fakultetit që ai drejton, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Sipas tij, Universiteti “Luarasi” është tashmë i konsoliduar në tregun e arsimit jo publik dhe ka shënuar një rritje të ndjeshme të regjistrimeve në raundin e parë të pranimeve.

Duke folur për Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, dekani theksoi interesin në rritje për programet e ofruara, veçanërisht në degën IT, ku kuotat janë thuajse të ezauruara.

Ai vuri në dukje se kurrikula është përditësuar dhe përshtatur me nevojat e tregut të punës, me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike dhe teknologjitë më të fundit, duke përgatitur kështu studentët për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Një nga aspektet më inkurajuese të fjalës së dekanit ishte përqindja e lartë e studentëve që tashmë janë të punësuar para përfundimit të studimeve:

“Universiteti është tashmë një universitet i konsoliduar në fushën e arsimit jo publik.
Jemi shumë shpresëplotë duke pasur në konsideratë trendin që përfundoi në raundin e parë. Kemi një rritje prej gati më shumë se 40 për qind të regjistrimeve sa jep viteve të mëparshme. Kjo na jep krenari dhe besim, prindërit dhe maturantët po na besojnë më shumë.

Edhe ne si fakultet kemi pasur një rritje të kërkesave për regjistrimeve. Jemi në kuota të limituara ndaj edhe sot gjej rastin dhe mundësinë që t’i rikujtoj maturantëve të aplikojnë pasi nuk ka shumë kouta të lira, sidomos në IT.
Raundi i dytë nis me 20 shtator.

Kemi një kurrikul të mirë dhe bashkëkohore edhe në lidhje me tregun e punës. Kemi ndryshuar edhe disa lëndë të cilët përshtaten më shumë me tregun dhe trendin e kohës, lidhur kjo edhe me sigurinë kibernetike. Kjo mundëson që në fund të studimeve, studenti bëhet ekspert që të japë kontributin e tij brenda dhe jashtë vendit.

TIK është një trend global dhe i kohës, dhe besoj do të jetë i tillë edhe në dekadat në vijim.
Në Shqipëri pagat variojnë 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja, flas vetëm për bonuset.

Ndërsa 1500 euro – 5 mijë euro në privat, hyn në një nga profesionet më të paguara.

70 përqind e studentëve të vitit të tretë në Universitetin tonë janë tashmë në marrëdhënie pune. Kjo është një tendencë rritëse”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×