Sot seancë maratonë! Rama merr fjalën i pari, Kuvendi do miratojë dekretet për ministrat e rinj

Sot në Kuvendin e Shqipërisë zhvillohet një seancë maratonë, ku do të prezantohet programi i ri qeverisës.

Kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën i pari për të paraqitur prioritetet e qeverisë në mandatin e katërt, me fokus tek integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.

Çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për diskutim. Kuvendi pritet të miratojë dekretet për ministrat e rinj, ndërsa më pas ata do të betohen në Presidencë.

Ergys Gjençaj: Në këtë seancë maratonë do të prezantohet programi qeverisës. Në program parashihen një sërë temash si integrimi europian, forcimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit, si dhe politikat ekonomike e sociale që qeveria do të ndërmarrë, për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe për të rritur mirëqeniën e qytetarëve. I pari do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të prezantojë programin. Çdo deputet do të flasë për 10 minuta. Kuvendi do të miratojë dekretet për ministrat e rinj. Pas kësaj, do të nisë betimi në Presidencë dhe më pas qeveria nis punën për mandatin e katërt.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×