Ina Zhupa, në fjalën e saj për mediat para nisjes së seancës plenare, ka deklaruar se vendimi që gazetarët të mos lejohen më në lozhat e Kuvendit apo në oborrin e Parlamentit, është një vend represiv që synon të pengojë punën e gazetarëve.
Zhupa u shpreh se kjo vjen në vazhdën e sulmeve ndaj mediave, duke u ndalur në sulmin e bërë ndaj News24 dhe gazetarëve të mediave të tjera.
“Kuvendi është një organ publik që bën ligje dhe paguhet nga shqiptarët.
Fakti që kërkohet të mos lejohen në lozha dhe në oborrin e Kuvendit gazetarët, është një masë represive që shënon regres. Në Parlamentin Europian janë të hapur për gazetarët. Kjo urrejtje dhe intimidim ndaj gazetarëve është sepse duan të instalojnë censurën.
Kuvendi nuk bën ligje për të zgjerua të drejta por merr vendime që ju ndalon të bëni detyrën.
Është në vazhdën e aksioneve ndaj gazetarëve, sulmi ndaj News24, ndaj gazetarëve të tjerë të gazetarëve investigativë, kjo duhet ndalur dhe duhet bërë çdo avokati për të drejtat e gazetarëve dhe qytetarëve për t’u informuar”, tha ai.
© BalkanWeb