“Northward”/ Arrestohet sudanezi në Devoll, shoqëroi dy bashkëkombas që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme

Një shtetas sudanez është arrestuar në Devoll, si pjesë e një operacioni policor kundër ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

21-vjeçari Franko Nyawella u kap në flagrancë teksa shoqëronte dy bashkëkombas që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia.

Ai dyshohet se vepronte kundrejt pagesës për të ndihmuar emigrantë drejt vendeve të BE-së. Policia vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe rrjetin e plotë të trafikut.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Vijojnë operacionet kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.  Finalizohet operacioni i koduar “Northward”, vihet në pranga një 21-vjeçar (shtetas sudanez), që organizonte dhe kryente këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës.

21-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Tresenik, Devoll, duke shoqëruar 2 shtetas sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme. I arrestuari është trajtuar 2 ditë më parë, me masën “Urdhër për largim vullnetar”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, finalizuan operacionin e koduar “Northëard”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Franko Nyawella 21 vjeç banues në Sudan, shtet në Afrikën e Veriut.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×