Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar në News24, teksa foli për zgjedhjet në Bashkinë e kryeqytetit, deklaroi se askush nga PD nuk merr kollaj përsipër kandidimin për Bashkinë e Tiranës.
Ai kritikoi lidershipin aktual dhe tha se figura si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë lënë pas dore.
Sipas tij, qytetarët i mbështesin këta emra, por mungon vullneti politik. Sula theksoi se opozita është e shkëputur nga baza dhe se Berisha nuk mobilizon më njerëz si më parë.
Ish-deputeti i PD Dashnor Sula: Nuk e merr kush përsipër që të kandidojë për kandidat në Bashkinë e Tiranës. Sali Berisha afër ka Flamur Nokën dhe Albana Vokshin. Këta duan luks, pushime. Opozita është puna në bazë, takon njerëzit në bazë. Berisha nuk thërret protestë sepse nuk vijnë më njerëzit. Sali Berisha i mblidhte shumë vetë më herët, sepse kishin akoma shpresë, por tani nuk kanë më shpresë që PD vjen më në pushtet.
Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy figura që i duan qytetarët, por ata u degdisën në lista të hapura, pikërisht për t’u denigruar. Alimehmeti dhe Tabaku duhet të kandidojnë, por nuk e di sa do ndodhë kjo. Nëse rezultati do ishte i ngushtë mund të thoshe diçka, por 83 mandate janë shumë, nuk vidhet kaq shumë. Thonë Suel Çela suikur ka jetën tonë në dorë. Më 2021 nuk kam marrë kërcënim, gënjejnë.
© BalkanWeb