Mandati i katërt qeverisës, Zelensky mesazh urimi për Ramën: I uroj suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin social X, pas rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë shqiptare.

“Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky.

Sdfsdfsdf
Sdfsdfsdf

Kreu i shtetit ukrainas i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e planeve të tij për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian:

“I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë të kombeve tona në një Evropë të bashkuar e të fortë.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×