E Ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në SPAK, VanHorn: Diskutim me Dumanin për punën e SPAK dhe BKH. Bashkëpunim për të goditur organizatat e rrezikshme ndërkombëtare

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, në qendër të takimit ishin bashkëpunimi i ngushtë mes SPAK, BKH dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të drogës.

Gjithashtu, u diskutua edhe vizita e fundit e Dumani në Uashington, ku ai zhvilloi takime me zyrtarë të Administratës Trump, përkatësisht në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×