Vizita e Dumanit në DASH, mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë: SHBA krenare që bashkëpunon me SPAK në luftën e përbashkët kundër krimit

Vizita e kreut të SPAK në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte një nga temat e bisedës mes të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thotë se Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vlerësoi punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×