“Je i paguar, ti flet kur të heqin nga puna, ke inat me Nikon tani”, deputeti i PD përplaset me analistin, Vangjeli-Balliut: Nuk matemi dot…

Deputeti i PD Klevis Balliu është përfshirë në një debat të ndezur me analistin Lorenc Vangjeli gjatë diskutimit për seancën e sotme parlamentare në studion e emisionit “Log.” në News24.

Balliu ka kundërshtuar deklaratën e Vangjelit, i cili pretendoi se në Shqipëri ka një bashkëqeverisje mes elitave të PD dhe mazhorancës, duke thënë se retorika e tij bazohet në largimin e tij nga puna në Parlament.

“Unë flas ashtu se e mendoj, ti flet kur të heqin nga puna e kur të mbajnë. Kur të mbanin në punë çoheshe e thoshe. Tani e ke inatin me Nikon se te hoqi. Ti e ke burre te mire e te keq kur te mban e te heq nga puna”, tha Balliu duke iu referuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Vangjeli replikoi duke thënë se nuk mund të matet me Balliun për shumë arsye në punën që bën.

Pjesë nga debati:

Balliu: Ti je i paguar o zotëri. Po të erdhën leket flet

Vangjeli: Natyrisht qe paguhem për punë dhe punoj shumë. E di cila është diferenca jonë? Ty të merr në punë Sali Berisha, absolutisht asgjë tjetër. Produkti yt është mediokër dhe shumë monoton. Unë parlamentin e dua dhe e njoh shumë mirë.

Balliu: Unë nuk vij nga shkolla e Spiropalit.

Vangjeli: Është një nivel kaq i rëndomtë…

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×