“Diella do të kushtojë afro 300-400 mln euro”, flet inxhinieri kibernetik: Ajo mund të merret me tendera, por fjalim si ai në parlament nuk bën

Inxhinieri kibernetik Erion Demiri, në një lidhje me Log, i pyetur për koston e modeleve të Inteligjencës Artificiale si Diella, u shpreh se ato do të kushtojnë miliona euro.

Sipas Demirit, ka një ndryshim midis një modeli të AI dhe chatbot.

“Diella te e-albania është chatbot dhe kushton shumë më pak”, tha inxhinieri kibernetik.

I pyetur gjithashtu për fjalimin në parlament të Diellës si ministre për Inteligjencën Artificiale, inxhinier Erion Demiri tha se Diella është e aftë të gjenerojë një fjalim për në parlament por jo ajo që u dëgjua sot.

“Kjo për shkak se ajo foli në vetën e parë për një ndjenjë që të gjitha sistemet e inteligjencës të thonë se jemi të paafta të ndjejmë”, tha Demiri.

I pyetur se si mund të merret Diella me tenderat, Demiri tha se kjo është e mundur por jo për përzgjedhjen e tyre,

Endri Xhafo: A mund të lëndohet inteligjenca artificiale

Erion Demiri: Jo

Endri Xhafo: A mund të gjenerojë një fjalim për të mbajtur në parlament?

Erion Demiri; Ajo që duhet kuptuar është fakti që Inteligjenca Artificiale është e aftë të gjenerojë një fjalim për në parlament por jo ajo që u dëgjua në parlament pasi flitet në vetën e parë për një ndjenjë që të gjitha sistemet e inteligjencës të thonë se jemi të pa aftë të ndjejmë.

Endri Xhafo: Si mund të merrert me tendera inteligjenca artificiale?

Erion Demiri: Jo për përzgjedhjen e tenderave specifikisht, por nëse aplikojmë modele të ndryshme të AI, inteligjenca e gjen vendin, jo të saktë kjo është dhe arsyeja që bota e zhvilluar është në diskutime sim und të aplikohet në gjëra banale si në arsim patjetër në menaxhimin e tenderave, modele të caktuara aplikohen por jo të fuqishëm.

Endri Xhafo: Teknikisht ndodh?

Erion Demiri: Fjala ministre është tjetër gjë, ne skemi zhvilluar asnjë model të AI, kemi në SHBA, Kinë që dmth ne marrim modele të gatshme, sigurisht asnjë pjesë e d

Ka një ndryshim për një model të AI apo chatbot, Diella te e-albania është chatbot dhe kushton shumë më pak.

Diella do të kushtojë mbi 300-400 mln euro, nëse do të zhvillojmë një model të intelgjencës artificiale. Fusha më e kushtueshme në botë se zhvillimi I Inteligjencës Artificiale.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×