Zbulohen detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Kamëz, tritoli u vendos në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar tritoli u vendos pranë një banese në rrugën “Arjan Sala”.

Burime për bëjnë me dije se banesa ku ndodhi shpërthimi i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.

Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×