Kreu i SPAK, Altin Dumani: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit, kemi rritur besueshmërinë tek publiku

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një deklaratë për mediat theksoi angazhimin e plotë të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion në luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK dhe realizimin e kompetencave të tij në mënyrë të pavarur.

Dumani informoi se çdo vit, Prokuroria e Posaçme paraqet një raport të detajuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa kontrolli gjyqësor mbi hetimet dhe vendimet është një element i rëndësishëm i procesit.

Ai vuri gjithashtu theksin te bashkëpunimi i ngushtë me Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, duke përmendur inspektimet tematike dhe verifikimin e ankesave nga qytetarët dhe subjektet. “Përparimi i sistemit të administrimit të çështjeve është duke ecur dhe ne shpresojmë që deri në fund të vitit ai të jetë plotësisht funksional,” u shpreh Dumani.

Në fund, ai theksoi se për të arritur sukses, SPAK duhet të demonstrojë rezultate konkrete, maturi dhe integritet në zbatimin e ligjit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×