Tensionet në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë nga seancat parlamentare deputetët e PD, Bardhi dhe Kreka

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtoi për 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, pas incidenteve të ndodhura gjatë seancës ku u miratua programi qeverisës dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Sipas Partisë Socialiste, deputeti Gazment Bardhi goditi disa herë me mjete të forta Kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Po ashtu, deputeti Fidel Kreka kreu shkelje të ngjashme në të njëjtën seancë.

Kërkesa për masën disiplinore u ngrit nga PS menjëherë pas seancës plenare, duke kërkuar vlerësimin e veprimeve të dy deputetëve nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Seanca e djeshme në Kuvend, në të cilën u votua programi qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe ministrat e qeverisë së re, zgjati vetëm 25 minuta. Pak momente pasi kryeministri Edi Rama filloi prezantimin, opozita bllokoi foltoren, duke hedhur librin e Kushtetutës dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit dhe ministrave.

Tensionet nisën për shkak të kundërshtisë së opozitës ndaj emërimit të Diellës si ministre për Inteligjencën Artificiale. Në këto kushte, mazhoranca kërkoi kalimin në votim, dhe programi qeverisës me përbërjen e Këshillit të Ministrave u miratua me 82 vota, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në votim.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×