Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, e para në historinë e Shqipërisë që merr këtë detyre, në krah të kryeministrit Rama, deklaroi se ky institucion duhet të flasë më pak dhe të punojë më shumë.
Ajo vendosi disa direktiva dhe piketa ku do të mbështet puna e saj, ndërsa shtoi se do të jenë në lartësinë e duhur.
“Një ministri që të flasë pak dhe duhet të punojë shumë. T’i lëmë punët që të flasin vetë. Na priftë e mbara të gjithëve. Dua të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur dhe duhet t’ia dalim për të kryer të gjitha angazhimet.”, tha ajo.
© BalkanWeb