Tritoli në shtëpinë e Xhelal Mziut, reagon Gazment Bardhi: Akt terrorist! Policia njoftim pa përmbajtje, të zbardhet ngjarja menjëherë

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e deputetit Xhelal Mziu.

Ai e cilësoi aktin si “terrorist” dhe kërkoi që organet e sigurisë të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të identifikojnë autorët. Bardhi theksoi se deri tani Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim pa informacion të mjaftueshëm dhe e cilësoi këtë vonesë si të papranueshme.

Ai shprehu mbështetje për deputetin Mziu dhe familjen e tij, duke kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë.

Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi:

Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj.

Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×