Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë sa i takon përbërjes së qeverisë së re. Në një bisedë për News24, Korreshi, nuk i kurseu as ironitë për ministren e re të Inteligjencës Artificiale, Diella.
Ai tha se teksa në shumë fshatra të Lushnjës s’ka drita, pikëpyetje është se si do të funksionojë Diella.
“Situata është kthyer për së prapthi, hiq Lenën, vër pronën, siç bëri me Kumbaron apo ministra të tjerë. Shpesh herë këtej na ikin dritat, në fshat në Lushnjë s’ka drita 24 orë. Këtu dritat në përgjithësi s’ka. Po nuk pati drita si do të punoj Diella, si do ia gjejmë kësaj gjëje. Si do të funksionojë Diella, për këtë jam i shqetësuar. Kur ikim në shtëpi, Diellës i ikën priza. Si do ia bëjmë kështu! Kumbaro e ndriti në Ksamil. Shoku Rama tha se do të merrej më shumë me adresat se me policinë. Një njëri që nuk ka informacion, shkon dhe bëhet ministër. E merr nga kryetar bashkie të Cërrikut dhe e bën ministër Bujqësie! Të gjithë përveç Ramës dhe Ballukut, janë anonim. Kemi dhe Diellën dhe njerëzit duhet të kuptojnë se si u krijua kjo idiotësi e madhe. Miliona euro u hodhën. Kush ishte fituesi i këtij soft-weri, apo është çdo gjë e stisur. Kanë marrë një zë dhe kanë nxjerrë një budallaqe dhe e nxjerrin aty, për gjithë respektin. Kur të japin tendera, tani do të mbajë përgjegjësi kompjuteri dhe do arrestojnë motherbordin. Njerëzit me 80 mijë lekë nuk mbajnë dot frymën, këta bëjnë Diellën. Ku di mamaja ime! Eh doli tenderi? Ja të rrotullohet pak Diella. Ne jemi të parët për idiotësira, siç ishim të parët për anijet kozmike në Hënë.”- tha ai.
© BalkanWeb