Aplikimet për vizën amerikane, DASH njoftim të rëndësishëm: Kujdes! Takimi për intervistën duhet caktuar…

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se të gjithë aplikantët për vizë amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistën e vizës jo-imigruese në ambasadën ose konsullatën amerikane në vendin e tyre të kombësisë ose të rezidencës.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, aplikantët që zgjedhin të aplikojnë në vende të tjera përveç vendit të tyre mund të kenë më shumë vështirësi në procesin e kualifikimit për vizë.

Gjithashtu theksohet se tarifat e paguara për aplikimet në këto raste nuk do të rimbursohen.

Ky njoftim vjen si një paralajmërim për të siguruar që aplikantët të ndjekin procedurat e sakta dhe të shmangin probleme në aplikimet e tyre për vizë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×