Humbi djalin 2 vite më parë në aksidentin në Tempi, babai i Denis Ruçit prej 5 ditësh grevë urie para Parlamentin grek: Trupi i tim biri nuk është në varr, por…

Që nga e hëna, babai i Denis Ruçit, Pano Ruçi, ka nisur një grevë urie para Parlamentin Grek.

Kjo është mënyra që baba i 22-vjeçarit ka zgjedhur të protestojë në lidhje me humbjen e të birit 2 vite më parë në tragjedinë ne Tempi, ku aksidenti hekurudhor u mori jetën dhjetëra personave.

Pano Ruçi kërkon që trupi i pajetë i të birit të zhvarroset, pasi ai mendon që është mashtruar nga qeveria greke, dhe trupi i të birit nuk ndodhet në banesën e fundit, por u dogj si shkak i lëndëve djegëse gjatë aksidentit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×