
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci gjatë një inspektimi në shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” ka deklaruar se së shpejti merr fund zaptimi i hyrjes së kësaj shkolle ku nxënësit detyrohen të futen nga dera kryesore, problematikë që prej vitesh nuk është zgjidhur.
“Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës.
Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.
Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton”, shkruan në profilin e tij në facebook, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
© BalkanWeb
and then