
Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku studentët janë larguar me forcë nga forcat policiore nga konviktet tek “Qytet Studenti”.
Ajo shkroi se është e patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
Sipas Xhixhos, studentët për tu regjistruar tek konviktet që janë ndërtuar për ta janë një pjesë u trajtuan si të njerkës pasi u larguan me forcë dhe pjesa tjetër janë lejuar të futeshin.
Xhixho shtoi se kjo është pjesë e qeverisë, e cila do të bëjë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve.
Postimi i plotë:
© BalkanWeb
and then