Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Fushë-Krujë ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se blutë kanë ushtruar kontrolle në banesën e autorit, i identifikuar si shtetasi Aranit Merlika.
Në momentin e ngjarjes mësohet se efektivi ka qenë jashtë shërbimit, por se po hetohet në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj tij.
© BalkanWeb