Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në rrjetet sociale.

Rasti i parë bën fjalë për shtetasin me inicialet B. L., 45 vjeç, banues në Kukës, i cili akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private, duke i publikuar foto në rrjetin social “TikTok”, një shtetaseje 31-vjeçare, banuese në Durrës.

Rasti i dytë, bën fjalë për shtetasin me inicialet Xh. B., 30 vjeç, banues në Lezhë, sepse ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në rrjetin social të shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Durrës, dhe me anë të kanosjes në rrjetin social “TikTok”, e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×