Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar mbi mundësinë e organizimit të protestave nga PD-ja në kuadër të situatës politike në Shqipëri.
Paloka theksoi se gjatë 12 viteve të fundit, opozita ka provuar shumë forma të ndryshme protestash, të mëdha e të vogla, por tani sipas tij është e domosdoshme që çdo veprim të jetë i organizuar mirë.
“Na duhet organizim, nuk mund të hyjmë në rrugë pa ditur ku do shkojmë. Nuk ka nevojë thjesht për masivitet. Duhet të dimë nëse do i hyjmë një rruge, ku do shkojmë dhe si do arrijmë,” tha Paloka.
Sipas tij, protestat duhet të jenë të strukturuara dhe me qëllime të qarta për të pasur ndikim të efektshëm në zhvillimet politike në vend.
© BalkanWeb