Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku dy persona humbën jetën tragjikisht.
Viktimat janë Valentin Bluda dhe djali i tij, Nikoll Bluda, babë e bir.
Sipas raportimit të gazetarit Senad Nikshiqi për , mësohet se automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin po udhëtonin babë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë reklame.
Përplasja ka qenë fatale për të dy, të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të ngjarjes.
© BalkanWeb