Spektakël kuqezi, Milan shkëlqen dhe fiton pastër në Udine

Milan shkëlqen në Udine duke fituar 0-3 ndaj Udineses. Pulisic nderoi kuqezinjtë në pjesën e parë, me një gol 5 minuta nga fundi.

Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Fofana ndëshkoi vendasit. Goli i dytë Pulisic “vulosi” një herë e mirë fatin e takimit.

Ndeshja e radhës për ekipin e Allegrit është ndaj Lecces, takim ky i vlefshëm për Kupën e Italisë. Udinese sfidon Palermon po në Kupën e Italisë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×