“Triathlon”-i “bllokon” Tiranën për disa orë! Ja rrugët e kryeyqyetit, ku nuk lejohen automjetet

Tirana do të jetë mikpritëse e “Triathlonit” këtë të dielë, një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.

Starti i garës do të jetë pranë Parkut Helen, afër liqenit të Farkës, ndërsa më pas gara do të vijojë në disa rrugë të ndryshme në qytet. Për të siguruar rrjedhshmërinë dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për organizimin e trafikut dhe lëvizjes së automjeteve.

Një nga masat kryesore është edhe ndalimi i qarkullimit në rrugët ku zhvillohet gara, nga ora 08:00 deri në 13:00 të së dielës.

Rrugët që do të bllokohen për këtë periudhë përfshijnë zonën përreth liqenit të Farkës, disa pjesë të Shkozës, bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” deri tek Pallati me Shigjeta.

Në veçanti, bllokimi do të ndodhë në këto rrugë:

Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi te rruga “Panorama e Liqenit”)

Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)

Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)

Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta

Gjithashtu, disa linja urbane të transportit publik do të devijojnë ose pezullohen përkohësisht gjatë kohës së garës:

Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të eventit.

Linjat e tjera do të kalojnë përmes rrugëve alternative, si për shembull “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” që do të kalojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.

Ndërkaq, linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.

Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, automjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të kenë lirinë e lëvizjes në të gjithë zonat ku zhvillohet gara, pa pengesa.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×