I përfundoi karriera diplomatike, reagon ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim: Kam shërbyer për 29 vite. Brezi i ri, me perspektivë pozitive

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i dha fund karrierës së saj diplomatike pas 29 vitesh shërbim në Departamentin e Shtetit. Javën e ardhshme, ajo do të dalë në pension, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme nën udhëheqjen e pesë presidentëve dhe dhjetë sekretarëve të shtetit amerikanë. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehu falënderimet e saj për mundësinë që pati t’i shërbente vendit dhe tregoi optimizëm për gjeneratën e re të nëpunësve publikë amerikanë.

Ceremonia e largimit nga detyra u zhvillua në praninë e familjarëve, kolegëve dhe miqve, ku ishin të pranishëm edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati. Largimi i Yuri Kim nga DASH ishte pjesë e një vale largimesh masive dhe se ajo pranoi pensionimin me kusht të një pagese për të shmangur procese ligjore.

Gjatë periudhës 2019–2023, Kim u dallua si një prej figurave më të zëshme të diplomacisë amerikane në Shqipëri, duke mbështetur me forcë reformën në drejtësi dhe forcimin e proceseve demokratike. Përtej Shqipërisë, ajo ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur diplomatike në vende strategjike si Koreja, Japonia, Kina, Iraku dhe Turqia.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×