Shkodër/ Zbulohen dhe asgjësohen mbi 8000 rrënjë kanabisi, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar në kuadër të operacionit policor “Koordinata” 8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa, të shpërndara në disa njësi administrative të qarkut.

Rastet më të mëdha u regjistruan në Pult dhe Shosh, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën 7073 bimë narkotike.

Për këtë rast, janë proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat për të parandaluar kultivimin në territorin që administrojnë. Ata janë:

-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

-P. S., kryetar i fshatit Lekaj

-V. V., kryetar i fshatit Nicaj

-N. Sh., kryetar i fshatit Plan

-P. H., kryetar i fshatit Kir – i proceduar për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”

Ndërkohë, në njësinë administrative Kelmend, efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 780 bimë të tjera cannabis, ndërsa në Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën 175 bimë të dyshuara narkotike.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×