Vuan Inter, por fiton përballë Sassuolo-s, Chivu: Rendësi kishte vetëm fitorja (VIDEO)

Dy humbje radhazi në Serie A, ndaj Udinese dhe Juves, kishin futur nën presion Inter, por zikaltërit rikthehet te fitorja, këtë e bënë në “San Siro” përballë Sassuolo-s. Me Martinez në stol, i aktivizuar në fraksionin e dytë, për të zgjidhur “hallet” e Chivu mendoi fillimisht Dimarco, me anësorin që u tregua i saktë në minutën e 14-të, i shërbyer nga Sucic.

Sigurisht, Inter kishte kontrollin e lojës, por vuajtën jo pak për të gjetur golin e qetësisë, një gol që erdhi në minutën e 81-të ku goditja e Carlos Augusto-s gjeti një devijim të lehtë duke përfunduar në rrjetën e Muric. Sassuolo nuk u dorëzua dhe tre minuta më pas ngushtoi shifrat në 2-1 duke e lënë ndeshjen të hapur deri në fund.

Fal këtij suksesi, Inter ngjitet në vendin e 10-të në kuotën e 6-të pikëve. Për trajnerin Chivu, në këtë takim kishin rëndësi vetëm pikët e plota:

“Gjëja pozitive ishte fitorja pasi ishim mangët në këtë aspekt. Mund ta mbyllnin ndeshjen më herët, por gjetën një portier në formë të shkëlqyer. Në fund vuajtën pak, por zhvilluam ndeshjen tonë, e përsëris, ishte shumë e rëndësishme të fitonim”, u shpreh trajneri Chivu pas ndeshjes:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Një Inter drithërues. Fiton me vështirësi përballë Sassulos në San Siro”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Një tjetër Inter, vendosin mbrojtësit, -4 nga kreu”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×