Një tjetër arrestim është kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, që ka në fokus goditjen e tentativave për trafikim armësh. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 kanë vënë në pranga shtetasin R. A., 20 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë, R. A. dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. – të arrestuar një ditë më parë – kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri të ndarë në pjesë, të fshehur brenda një televizori, me destinacion final Mbretërinë e Bashkuar.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:
• R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli;
© BalkanWeb