Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se problemi më i madh që haset sot në sektorë të ndryshëm, është burokracia.
“Ne kemi pritur prej kohësh, së bashku me njerëz që janë këtu dhe ata që nuk janë, në praktikë, do të jetë aktori kryesor për të gjithë inteligjencën artificiale. Problemi më i madh është burokracia. Duam të eleminojmë pengesat buroktratike për të gjitha sipërmarrjet apo këdo tjetër që kërkon leje pune. Jemi të qartë dhe një bindje të fuqishme nga të dyja anët, për nevojën për të bashkuar forcat. Ne jemi të vetëdijshëm që t’i tejkalojmë barrierat dhe të arrijmë largësi të reja, vetëm nëse mbështetemi vetëm te sektori publik. Ndaj duhet të punojmë sëbashku.”, tha ai.
© BalkanWeb