Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me fokus miratimin e listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe të listës së anëtarëve zëvendësues.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në mbledhje u bë e ditur se për të dyja pikat e rendit të ditës, propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë dorëzuar asnjë emër në këtë fazë.
Pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja do t’i kalojë për miratim seancës plenare të Kuvendit.
© BalkanWeb