“Varësi” nga Haaland, Man.City tenton Lookman, gati “paketa” 100 mln euro

Man.City ka krijuar një varësi shumë të madhe nga Erling Haaland, nëse norvegjezi nuk shënon, “qytetarët” e kanë të vështirë të mbyllin një ndeshje. Pep Guardiola kërkon t’i jap fund kësaj varësie, për këtë arsye Man.City vijon të studiojë tregun për të gjetur një tjetër alternativë.

Nga Spanja bëjnë me dije se ekipi anglez po ndjek nga pranë situatën që po kalon Ademola Lookman, i sapo rikthyer me grupin tek Atalanta pas një verë ku kërkoi me insistim largimin.

Gjithnjë sipas mediave në Spanjë, Man.City është gati t’i vendos në tavolinë Atalantës plot 100 milionë euro. Përpara një ofertë të tillë, këtë herë Atalanta nuk pritet të bëjë rezistencë në një kohë kur nigeriani ka një kontratë të vlefshme deri në 2027.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×